Futboll
Maqedonia i vazhdon përgatitjet, Ibraimi dhe Cuculi optimistë
07.10.2014 18:07
Përfaqësuesja futbollistike e Maqedonisë e kompletuar dhe pa mungesa në mesin e futbollistëve të ftuar, I vazhdon përgatitjet para sfidës së ardhshme kualifikuese, kundër Luksemburgut në Shkup...

Seleksionuesi Boshko Gjurovski, duke nisur prej dje, I ka në dispozicion të gjithë futbollistët, në mesin e tyre edhe debutuesin dhe përforcimin më të madh për këtë cikël kualifikues, Arjan Ademin. Mesfushori i Dinamo Zagrebit, ishte ftuar edhe për sfidat e kaluara, por nuk pati mundësinë që të regjistroj debutimin për fanellën verdhekuqe, shkaku I dëmtimeve.
Ekipi ynë, me gjithsej shtatë futbollistë shqiptarë, përfundoj edhe stërvitjen e dytë të mbajtur sot në Shkup, ndërsa para sfidës së dytë kualifikuese, do të ketë edhe një të tillë, gjatë ditës së nesërme, pas të cilës Gjurovski, do ta ketë edhe me të qartë se në cilët futbollistë do të besoj për ndeshjen kundër Luksemburgut.
Agim Ibraimi dhe Ardian Cuculi, dy prej bartësve të lojës në përfaqësuesen tonë janë të mendimit se disfata kundër Spanjës para një muaji është e kaluar, ndërsa në këtë ndeshje, do të futen maksimalisht të koncentruar për të arritur qëllimin, e ai është trepikëshi I parë në këto kualifikime.
“Mendoj se do e japim maksimumin në këtë lojë, shkaku se jemi tre katër lojtarë që nga ndeshja e fundit me Luksemburgun, kur pësuam disfatë me 2-1. Kemi mësuar diçka nga ajo ndeshje dhe shpresojmë se ditën e enjte do ta japim maksimumin dhe ato detyra që do ta na jep seleksionuesi, duhet ti kryejmë maksimalisht, të punojmë njëashtu shumë në lojë dhe shpresoj se do ja arrijmë qëllimit dhe të fitojmë kundër Luksemburgut”, është shprehur Agim Ibraimi.
“Vijmë pas një disfate e cila nuk duhet të meret tragjikisht, pasi Spanja është kampion aktual evropian. Do të luajmë me Luksemburgun dhe duhet të marrim parasysh që ata në tre ndeshjet e fundit nuk kanë humbur, kështu që do të jetë një ndeshje shumë e rëndë për ne. Sot në futboll nuk ka kundërshtarë të lehtë. Ne jemi favorit në letër, mirëpo ate duhet ta dëshmojmë edhe në fushtë”, ka shtuar Cuculi.
Ndeshja e dytë kualifikuese e Maqedonisë, kundër ekipit të Luksemburgut në Arenën Filipi i Dytë në Shkup, në program është të enjten me fillim në orën 20 e 45 minuta dhe e njejta do të transmetohet në programin tonë.
MUSTAFA ADEMI
