Virusi Korona, shënohet viktima e parë në SHBA
Greqia ka konfirmuar se ka arritur në shtatë numri I të prekurve me koronavirus...

Greqia ka konfirmuar se ka arritur në shtatë numri I të prekurve me koronavirus, përfshi një mësuese që jeton në Selanik me fëmijën e sajë dhe dy gra të tjera.
Në Itali është rritur në 29 numri i të vikurve nga virusi koron. Ndërkohë sipas mediave italiane të paktën 1128 persona janë konfirmuar të infektuar nga ky virus.
Në Gjermani, njoftohet për 60 raste të konfirmuara me virusin korona, ndërsa 185 fëmijë po testohen në një shkollë në Bon, sepse një kujdestar shkoi në një festë karnaval, ku u prek nga virusi korona. Armenia ka shënuar rastin e parë me koronavirus.
Një burrë, 29 vjeç, i cili së bashku me bashkëshorten e tij ishte kthyer nga Irani, është infektuar me koronavirusin e ri. Lajmin e ka konfirmuar Ministri i Shëndetësisë, Arsen Torosoan.
Burri i infektuar – shtetas armen – kishte udhëtuar me avion nga Teherani për në Armeni më 28 shkurt. Irani është vendi më i prekur nga koronavirusi në Lindjen e Mesme.
Autoritetet iraniane thanë më 29 shkurt se numri i të vdekurve nga COVID-19, ka arritur në 43 persona, ndërkaq 593 persona të tjerë janë të infektuar.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump thotë se është i gatshëm ta ndihmojë Iranin të përballet me koronavirusin e ri.
“Nëse ne mund të ndihmojmë iranianët për këtë çështje, ne do ta bëjmë... Gjithçka që duhet të bëjnë ata është që të kërkojnë ndihmën tonë”, tha Trump.
Dje u regjistrua edhe viktima e pare nga virusi korona në SHBA. Personi i parë që ka humbur jetën ishte një grua 50 vjeçare, me “probleme të tjera të rënda shëndetësore”.
Këtë e konfirmoi Presidenti amerikan Donald Trump, në një konferencë për mediat të shtunën.
Virusi, që fillimisht u shfaq në Kinë, në nivel botëror, deri më tani ka lënë të vdekur rreth 3,000 persona, ndërkaq, mbi 86,000 të tjerë janë infektuar.
