Minsitria turke e mbrojtjes, vazhdon operacioni ushtarak në veri të Sirisë
Ministria truke e mbrojtjes thot se ka vazhduar “me sukses”operacionin ushtarak në veriperëndim të Sirisë ndaj regjimit të Damaskut...
Ushtria turke njoftoi se ka intensifikuar fushatën e saj ushtarake në Siri të quajtur “Mburoja e Pranverës”, pasi 34 ushtarë turq u vranë nga sulmet ajrore në Idlib të Sirisë, ku avionët rusë në të kaluarën janë përdorur për të ndihmuar forcat besnike të presidentit sirian, Bashar al-Assad.
“Pas sulmit të 27 shkurtit në Idlib, operacioni ‘Mburoja e Pranverës’ po vazhdon me sukses”, citohet të ketë thënë ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, duke shtuar se “ne nuk kemi asnjë dëshirë apo qëllim që të përplasemi me Rusinë”.
Ministria e Mbrojtjes e Turqisë tha të dielën se forcat turke i kanë rrëzuar dy aeroplanë të regjimit sirian në provincën Idlib pasi këta aeroplanë i kishin sulmuar aeroplanët turq.
Paoshtu Forcat turke, Ushtria Kombëtare Siriane dhe opozitarët e moderuar në kuadër të operacionit "Mburoja e Pranverës" në 24 orët e fundit kanë rimarrë 9 fshatra nga forcat e BAshar Al Asadit që mbështeten nga Rusia.
