Botë
Një kinez dënohet me vdekje për shkak të vrasjes së një kontrolluesi lidhur me Kovid-19
01.03.2020 20:03
Drejtuesi i automjetit i cili me thikë i vrau dy persona në Kinë, të cilët i kanë kontrolluar automjetet lidhur me epideminë Kovid-19...

Drejtuesi i automjetit i cili me thikë i vrau dy persona në Kinë, të cilët i kanë kontrolluar automjetet lidhur me epideminë Kovid-19, sot është dënuar me vdekje, njofton Sinhua.
Ky është një prej incidenteve të rralla të protestës për shkak të kufizimeve të lëvizjes dhe ndalesës për qasje në qytetet e mëdha, për çka edhe u ngadalësua rritja e ekonomisë kineze.
Ma Xhinguo ka hasur në bllokadë në rrugë në qarkun Honghe në provincën Junan më 6 shkurt, ndërsa shoqëruesi i tij ka tentuar ta largojë pengesën nga rruga.
Pasi kanë hyrë në debat dhe zënkë fizike me kontrolluesit, Ma i ka therur me thikë./mia
