Botë

Protesta e presidentit, Rama: Jo besëlidhje që mban peng vendin

02.03.2020 10:46

Kryeministri Rama si kundërpërgjigje mbushi sheshin me të rinjtë e FRESH-it....

Kryeministri Rama si kundërpërgjigje mbushi sheshin me të rinjtë e FRESH-it dhe i çoi një mesazh në distancë kreut të shtetit, Ilir Meta. Sipas Ramës, vendi nuk mund të jetë peng i besëlidhjes, argument me të cilin Meta ka thirrur tubimin më 2 mars në Bulevard. Rama tha se vendi duhet të ecë përpara.

"S'mund të jetë debat që të marrim vendin peng, debati që ka marrë mediat peng për gjithë këto kohë, besëlidhja dhe besëlikja, nuk është ky debati. Kush është me besëlidhjen, kush është me besëliken. Ky vend nuk është peng i atyre që shfaqen në televizor sikur janë ata dhe pas atyre nuk ka asgjë tjetër. Liria për t'u shprehur i jep mundësinë kujtdo ta keqpërdorë atë dhe të flasë publikisht gjëra të paqena, duke pasur parasysh këtu akuzat për grusht shteti që Meta ka bërë ndaj mazhorancës.”,- tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.