Botë
Virusi Korona, mbi 3000 viktima në mbarë botën
02.03.2020 11:44
Numri i personave që kanë humbur jetën në mbarë botën nga virusi Korona ka shkuar në mbi 3 mijë....

Vatra më e madhe e viktimave shënohet në Hubei, aty ku u përhap virusi në fjalë. Në Iran janë raportuar 50 viktima, ndërsa në Itali mbi 30. Ndërkohë, numri i personave të prekur nga ky virus në të gjithë botën është mbi 90 mijë.
“Shumica e të prekurve kanë simptoma të lehta, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe vdekshmëria llogaritet nga 2-5%. Ndërsa kërkimet klinike për vaksinën kundër korona-virusit priten për 3 deri në 4 muaj”, ka thënë zëdhënësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tarik Jashareviq. Sipas tij, është vërtetuar nga struktura gjenetike e virusit se nuk vjen nga laboratori, ndërsa po rriten provat e lidhshmërisë së Kovid -19 me korona-viruse të njëjta që paraqiten te lakuriqët.
