Botë
(Mos)heqja e taksës 100 për qind, Kuvendi i Kosovës në seancë të jashtëzakonshme
02.03.2020 12:05
Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme, pas paralajmërimeve të kryeministrit Albin Kurti....

Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme, pas paralajmërimeve të kryeministrit Albin Kurti për heqjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe e boshnjake. Seanca u caktua me kërkesë të 41 deputetëve të opozitës.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës javën e kaluar konstatoi se kërkesa e deputetëve për seancë, i plotëson kushtet formale-juridike, andaj ajo do të mbahet sipas kërkesës së deputetëve nënshkrues. Kryeministri Kurti ka paralajmëruar se më 15 mars do ta heqë taksën ndaj lëndës së parë nga Bosnja e Serbia. Taksa ndaj mallrave serbe u vendos në nëntor 2018 nga ish-Qeveria Haradinaj. Ky i fundit ka bërë thirrje disa herë që taksa të mos hiqet deri në njohjen e Kosovës shtet nga ana e Serbisë.
