Botë
Dramë në Filipine brenda qendrës tregtare, burri i armatosur mban peng 30 persona
02.03.2020 12:55
Në Manila të Filipineve një burrë i armatosur është duke i mbajtur peng rreth 30 persona....

Incidenti ka ndodhur brenda një qendre tregtare, ndërsa siç raportojnë mediat lokale, sulmuesi është ish-punonjës i sigurimit i kësaj qendre – e të gjithë personat e marrë peng janë punonjës të qendrës.
Policia po zhvillon negociata me sulmuesin, ndërsa raportohet për një person të lënduar.
