Botë
Greqia shpalli gjendjen e emergjencës, 120 mijë migrantë presin të kalojnë kufirin
02.03.2020 13:20
Qeveria e Greqisë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, tre ditë pasi Turqia vendosi të hapë kufijtë për emigrantët....

Të Shtunën dhe të Dielën, rreth 14,000 imigrantë të paligjshëm u përpoqën të kalojnë në Greqi nga rajoni Evros, ndërsa informacionet thonë se 120,000 njerëz janë mbledhur në brigjet turke duke pritur të kalojnë ishujt Grekë.
"Në këto rrethana, kjo situatë përbën një kërcënim aktiv serioz, për sigurinë kombëtare të vendit",- tha zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas pas mbledhjes së Këshillit të Qeverisë për Sigurinë Kombëtare.
