Maqedoni

SHGM dënon kërcënimet dhe fyerjet ndaj gazetares Mirosllava Burns

02.03.2020 11:27

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënon kërcënimet dhe fyerjet mbi gazetaren e gazetës “Slloboden Peçat”....

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënon kërcënimet dhe fyerjet mbi gazetaren e gazetës “Slloboden Peçat”, Mirosllava Burns nga Laste Ivanovski, i punësuar në Drejtorinë Doganore.

“Gjatë ditës së djeshme , Ivanovski,  nëpërmjet të rrjetit social Facebook ka fyer rëndë dhe iu është kërcënuar gazetares Burns. Kjo mënyrë e papërshtatshme e komunikimit dhe ngacmimit është e papranueshme dhe paraqet një kërcënim të drejtpërdrejtë për lirinë e fjalës.

Kërkojmë nga Ministria e Punëve të Brendshme t’i merr të gjitha masat për zbardhjen e këtij rasti. Njëkohësisht, duke marrë parasysh se kërcënimet janë bërë nga ana e një punonjësit shtetëror,  kërkojmë nga zyrtarët në Drejtorinë Doganore të dënojnë të punësuarin e tyre,  me qëllim që të mos ndodhin raste të ngjashme në të ardhmen.

Kërcënimet dhe ngacmimet në internet janë në rritje në periudhën parazgjedhore dhe edhe një herë u bën apel partive dhe qytetarëve të përmbahen nga kërcënimet ndaj gazetarëve pasi kjo përbën vepër penale për të cilën ligji parasheh  dënime rigoroze”, thuhet në reagimin e ShGM-së.