Virusi Korona, mbi 3 mijë numri i viktimave, 45 mijë të shëruar
Shkon në mbi 3 mijë numri i viktimave nga virusi Korona në mbarë botën.

42 viktimat e fundit të regjistruar në Kinë kanë bërë që numri total i të vdekurve të shkojë në 3.038.
Sëmundja është shpërndarë tashmë në 65 vend të botës, ku ka mbi 89 mijë të infektuar. Bilanci i viktimave nga virusi Korona në Itali ka mbërritur në 41.
Në ShBA është konfirmuar viktima e dytë, një viktimë edhe në Australi dhe në Irak, ku Korona ia mori jetën këshilltarit të Ayatollah, Ali Khamenei.
Në Gjermani numri i te infektuarve ka shkuar në 117. Në Francë janë konfirmuar 130 raste infektimi - 30 më shumë se dje. Ka shkuar në 7 numri i personave të infektuar në Greqinë fqinje.
Rasti i parë u konfirmua edhe në Armeni. Teksa bilanci i vdekjeve rritet, ka edhe lajme të mira, pasi numri i atyre që kanë lënë spitalin ka arritur gjysmën e të infektuarve, pra 45 mijë.
Nga epiqendra e Virusit, Vuhani, mbërrin lajmi se një paciente 98 vjeçare është shëruar. Edhe në Itali janë shëruar 83 persona, përfshirë 33 vetëm 24 orët e fundit.
