Maqedoni

Programi social, Zaev: Do të rrisim për 300% ndihmën sociale. VMRO-DPMNE: Zaev uli ndihmën sociale për 300%

02.03.2020 16:05

Programi social ka përplasur LSDM-në dhe VMRO-në. Kreu i socialdemokratëve, Zoran Zaev...

Programi social ka përplasur LSDM-në dhe VMRO-në. Kreu i socialdemokratëve,  Zoran Zaev, prezantoi programin social për 4 vitet e ardhshme, ku sipas tij, përfshihen të gjitha kategoritë e qytetarëve, punëtorët, fëmijët, të moshuarit, e sidomos rastet sociale.
 
“Deri në fund të mandatit të ardhshëm, ndihma sociale që tani është më e madhe do të rriten për 300%. 34.000 familje do të marrin ndihma minimale të garantuar dhe 65.000 fëmijë do të marrin ndihma për fëmijë. Investojmë tek të rinjtë dhe deri në vitin 2024 me arsimin parashkollor do të mbulojmë 60 për qind të fëmijëve të moshës nga tre deri në gjashtë vjeç. 10,000 fëmijë do të marrin kushte moderne për rritje dhe zhvillim cilësor.”,- tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
 
Nga VMRO–DPMNE dolën me kundërpërgjigje. Sipas zëdhënësit të VMRO-DPMNE, Dimçe Arsovksit, LSDM premton më shumë kujdes për kategorinë më të prekshme shoqërore, kurse deri më tani vetëm se u janë marrë dhe shkurtuar ndihmat që i kishin nga shteti.
 
“Ndihma sociale, ndihma e përhershme financiare, energjia elektrike për 12 muaj, e drejta për lëvizje, e drejta për kujdes të huaj, kujdes shëndetësor, përdorimi i ushqimit të nxehtë ose të gjitha këto masa me vlerë  prej 29,581 denarë. Tani, me masën e re të Zaevit ata do të marrin tre herë më pak, pra 11,700 denarë, pra në vend që të rriten me 300% të ardhurat e këtyre familjeve, ulen me 300%.”,- u shpreh zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.
 
Arsovski gjithashtu potencoi që Zoran Zaev kishte premtuar edhe pagat mesatare do të jenë 500 euro, pagat për mjekët 100 mijë denarë dhe pagat minimale 16.000 denarë. 
 
SEDAT SELIMI