Maqedoni

Tabelat dygjuhësore, Osmani: Vendosjen e përcakton ligji, jo politika

02.03.2020 18:37

I pyetur për deklaratën e Zoran Zaevit se në Strumicë do të hiqet tabela dygjuhësore, zëvendëskryeministri, Bujar Osmani...

I pyetur për deklaratën e Zoran Zaevit se në Strumicë do të hiqet tabela dygjuhësore, zëvendëskryeministri, Bujar Osmani, përkujton kreun e LSDM-së se përdorimi i gjuhëve përcaktohet me ligj e jo me dëshira politikanësh.

Ligji për Gjuhët definon qartë se në njësitet rajonale të institucioneve qendrore, që mbulojnë të paktën një komunë në të cilën gjuha shqipe është zyrtare, gjegjësisht janë mbi 20 për qind dhe në këtë institucion gjuha shqipe është zyrtare, tha Osmani. Nuk ka nevojë që politikanët të komentojnë nëse dhe ku të qëndrojnë tabelat dygjuhësore.

Institucionet qendrore në Prilep, të cilat i mbulojnë komunat Dollnen, institucionet në Veles, të cilat i mbulojnë komunën Çashkë ose Fondi për sigurim shëndetësor në Veles, i cili e mbulon komunën Likovë janë dygjuhësore tha Osmani dhe i  udhëzoi të gjithë ata që kanë dilema se ku duhet të ketë tabela dygjuhësore të drejtohen në njërën nga institucionet, Agjencinë për Gjuhët dhe Inspektoratin për Zbatimin e Gjuhëve.