Maqedoni
Raporti i KE–së pozitiv për RMV-në, Radman: Shpresojmë, Shkupi i ka plotësuar kushtet. Dimitrov: BE të përmbushë premtimin
02.03.2020 18:55
Raport - progresi pozitiv i KE-së për RMV-në është bazë dhe argument i mjaftueshëm që vendet anëtare të BE-së...

Raport - progresi pozitiv i KE-së për RMV-në është bazë dhe argument i mjaftueshëm që vendet anëtare të BE-së t'i japin sinjalin e parë Shkupit për t’i hapur bisedimet me BE-në, tha ministri i jashtëm kroat, Gordan Radman, pas takimit me homologun e tij Dimitrov.
Sipas tij, vendet e BE-së, përfshirë edhe ata skeptikë kanë një disponim të mirë për t'i lejuar RMV-së dhe Shqipërisë të bëjnë hapin e radhës në rrugën euro-integruese.
“Në duam të dy shtetet të marrin vendim për fillimin e bisedimeve. Ekziston një disponim i mirë, por edhe vendet skeptike shkojnë drejt qëndrimit pozitiv kur bëhet fjalë për fillimin e bisedimeve me Shqipërinë dhe RMV-në.”,- deklaroi ministri i jashtëm i Kroacisë, Gordan Grliç Radman.
Ministri Dimitrov pret që BE të përmbushë premtimin ndaj RMV-së.
“Jam i sigurt se Kroacia do të gjejë mënyrë që në mënyrë të suksesshme të menaxhojë procesin javëve në vijim. Kemi përputhshmëri absolute të interesit kroat dhe maqedonas të kemi sukses dhe në pajtim me konkluzat e KE-së të kemi vendim para mbajtjes së Samitit të majit në Zagreb.”,- u shpreh ministri i jashtëm, Nikolla Dimitrov.
Radman deklaroi se Kroacia - si udhëheqëse e BE-së, po kontakton në kontinuitet me Holandën dhe Danimarkën që RMV dhe Shqipëria të ndërlidhen me një paket, sepse, sipas tij, një vendim i tillë i BE-së do të përcillte mesazh shumë të rëndësishëm politik për rajonin.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
