Maqedoni

Ndërtime sipas kritereve europiane, puna cilësore kërkon profesionistë të licencuar

02.03.2020 19:14

Është prolonguar deri më 13 mars afati i paraqitjes së dokumenteve për projekti “TRAINE”...

Është prolonguar deri më 13 mars afati i paraqitjes së dokumenteve për  projekti “TRAINE”, që mbështetet nga BE, e ka si qëllim përmirësimin e aftësive dhe kualifikimeve të punëtorëve në sektorin e ndërtimtarisë për ndërtimin e banesave efikase energjetike.
 
Pjesëmarrësit në këtë trajnim pajisen me certifikata që më pas do t’u vlejnë gjatë punësimit, pasi  nëse  kompanitë dëshirojnë që të punojnë në tregun evropian, duhet të kenë punëtorë të licencuar.
 
“Për ndërtimin e ndërtesave efikase energjetike do të jenë të nevojshëm  punëtorët e certifikuar. Pa këto certifikata, asnjë kompani nuk do të mundet të fitojë tender nga BE.”,- tha Jadranka Arizankova nga Oda Ekonomike e Maqedonisë.
 
Nga Shoqata Energjetike thonë se projekti nuk mund të ndalë trendin e  ikjes së punëtorëve, por do të ndihmojë që të shtohen punëtorët e kualifikuar në vend të cilët nëse kanë ku punojnë sigurisht që do mbeten këtu.
 
“Motivi kryesor që punëtorët të mbeten në vend janë investimet, nëse ka projekte dhe punohet, vlerësoj se do të mbeten më shumë punëtorë. Nëpërmjet këtij projekti ne nuk mund ta ndalojmë ikjen, por mund të ndihmojmë që punëtorët të rikualifikohet, certifikohen dhe të jenë të kyçyr në projektet.”,- theksoi kryetari i Shoqatës Energjetike, Risto Janevski.
 
Vetëm gjatë thirrjes së fundit në kuadër të projektit “TRAINE” janë certifikuar rreth 970 punëtorë ndërtimorë prej 200 kompanive vendore.
 
GAZMEND KURTISHI