Maqedoni
Bashkëpunimi në mbrojtje, delegacioni i FSK-së në vizitë në RMV
02.03.2020 19:32
Një delegacion i lartë ushtarak i Forcave të Sigurisë së Kosovës, i udhëhequr nga komandanti i FSK-së...

Një delegacion i lartë ushtarak i Forcave të Sigurisë së Kosovës, i udhëhequr nga komandanti i FSK-së, gjeneral - lejtnant Rahman Rama, qëndroi për një vizitë zyrtare në RMV.
Në takimin me ministren e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së, Vasko Gjurçinovski, u theksua nevoja e rritjes së bashkëpunimit në fushat me interes të ndërsjellë, kryesisht për të forcuar sigurinë rajonale dhe sfidat e mundshme të përbashkëta me krizën e migrantëve.
Ministrja Shekerinska theksoi nevojën e bashkëpunimit me FSK-në, edhe në fushën e edukimit ushtarak dhe trajnimit përmes pjesëmarrjes së anëtarëve të FSK-së në aktivitete e trajnimit në kampin veror Krivolak dhe në Qendrën Rajonale të Trajnimit të Marrëdhënieve me Publikun dhe Qendrën Mjekësore Ushtarake.
Gjatë vizitës në Shkup, përfaqësuesit e FSK-së realizuan takim edhe me presidentin, Stevo Pendarovski, dhe vizituan Akademinë Ushtarake "Gjeneral Mihajlo Apostolski", ku u takuan me kadetët e FSK-së në Shkup, që aktualisht studiojnë në këtë akademi.
FITIM KRYEZIU
