Maqedoni

LSDM: Askush nuk do t’i ikë përballjes me drejtësinë

02.03.2020 19:46

LSDM ka akuzuar sot kreun e VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski, se kur drejtonte me ELEM-in

LSDM ka akuzuar sot kreun e VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski, se kur drejtonte me ELEM-in, ka nënshkruar marrëveshje për shërbime të avokaturës me bashkëpartiakun dhe shokun e tij, Pançe Toshkovskin, sot njëri nga personat që lufton kundër Ligjit për Prokurori Publike.
 
Marrëveshja e parë është nënshkruar në vitin 2016 në vlerë prej 1 milion e 600 mijë denarë, e 5 muaj më pas u nënshkrua edhe marrëveshja e dytë në vlerë prej 8 milion e 850 mijë denarë, gjithashtu për shërbime të avokaturës. Vetëm me këto dy marrëveshje Mickovski i ka siguruar 170 mijë euro nga paratë e qytetarëve, shokut dhe partisë së tij, thonë nga LSDM.
 
“Për këtë Mickovski dhe Toshovski përplasen për Ligjin për Prokurorinë Publike, për shkak se edhe ata vetë janë të përzier në skemat kriminale të shefit të tyre në Budapest, Nikolla Gruevskit. Heshtja nuk do t’i ndihmojë Mickovskit për këtë skandal. Të gjitha dokumentet që i kemi, e që kanë indikacione për krim dhe shpërdorim me paratë e qytetarëve, do t’i dorëzojmë në institucionet përkatëse.”,- u shpreh zëdhënësi i LSDM-SË, Konstandin Konstandinov.
 
Sipas Konstandinov, me miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike janë krijuar të gjitha kushtet që institucionet kompetente të veprojnë dhe të sjellin drejtësi për rastin në fjalë.
 
FARIJE DAUTI BAKIJU