Maqedoni

Anëtarët e këshillave zgjedhorë: KShZ pret emra nga LSDM, VMRO, BDI dhe BESA

02.03.2020 20:00

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka kërkuar nga LSDM, VMRO-DPMNE, BDI dhe Lëvizja Besa...

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka kërkuar nga LSDM, VMRO-DPMNE, BDI dhe Lëvizja Besa për propozimin e anëtarëve nga radhët e tyre në këshillat zgjedhorë.

Kërkesën e kanë bazuar në dispozitat e Kodit Zgjedhor të cilat përcaktojnë se cilat parti mund të zgjedhin përfaqësues në trupat që zbatojnë procesin në vendvotime.

KShZ konfirmon se nuk e ka shqyrtuar kërkesën e Aleancës për Shqiptarët për të pasur anëtarë në këshillat zgjedhor, pasi ajo nuk i ka plotësuar kriteret formale-juridike, konkretisht, nuk ka pasur nënshkrim.

Ditë më parë, Aleanca për Shqiptarët, kërkoi të drejtën e propozimit të anëtarëve në këshillat zgjedhor, duke u arsyetuar se pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit parazgjedhor LSDM-Besa, kjo e drejtë i takon partisë opozitare.

Por, nga KShZ sqaruan se  koalicionet ende nuk janë zyrtarizuar.