Maqedoni
Një këmbësor lëndohet në QT “Ramstor Moll”
02.03.2020 21:04
Një këmbësor sot është shkelur në rrugën “Kirili dhe Metodi” në Qendrën tregtare “Ramstor Moll”...

Një këmbësor sot është shkelur në rrugën “Kirili dhe Metodi” në Qendrën tregtare “Ramstor Moll”.
Në të ka goditur një veturë e tipit “audi” me tabela të Shkupit. I lënduari është dërguar në Klinikën “Nënë Tereza”.
Aksidenti është paraqitur në SPB- Shkup në ora 11:20. Nga MPB informojnë se mbikëqyrja në vendin e ngjarjes është në vijim e sipër./mia
