Botë

Presidenti i Koresë së Jugut: Vendi ndodhet në 'luftë' përballë koronavirusit

03.03.2020 10:01

Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in gjatë një mbledhjeje ditën e sotme të kabinetit...

Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in gjatë një mbledhjeje ditën e sotme të kabinetit tha se vendi ndodhet në një luftë përballë koronavirusit.
 
"Kriza në provincën Daegu dhe Gyeongsang të Veriut arriti kulmin, dhe i gjithë vendi ka hyrë në një luftë kundër koronavirusit," tha Moon.
 
Moon ka kërkuar nga të gjitha organizatat qeveritare që të kalojnë në një sistem "24-orësh të dhomës së situatave të urgjencës derisa të dilet nga kjo krizë, shkruan CNN. 
 
Ai shtoi se ka nevojë për të forcuar më tej pozicionin e reagimit emergjent për karantinë dhe ekonomi.
 
Koreja e Jugut ka numrin më të madh të të infektuarve koronavirus jashtë Kinës kontinentale. Deri më tani, ka pasur mbi 4,800 raste të konfirmuara të virusit dhe 29 vdekjeve në vend./Ora News