Maqedoni

U zyrtarizuan shkollat “Ismail Qemali” dhe “Emri Elezi”

03.03.2020 10:48

Përfundimisht ka mbaruar çështja e emërtimit të shkollave në Çair....

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, ka njoftuar se është zgjidhur problemi me emërtimet e shkollave “Nikolla Vapçarov” dhe “Rajko Zhinzifov”.
 
Ademi ka njoftuar se “Nikolla Vapcarov” edhe zyrtarisht do të jetë “Imri Elezi”, kurse “Rajko Zhinsifov” do ta marrë emrin “Ismail Qemali”. Për zyrtarizimin e emrave të shkollave është prononcuar edhe kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu.