Botë
Përhapet virusi Korona, rritet numri i të prekurve
03.03.2020 11:17
Ka shkuar në 90 mijë e 936 numri i përgjithshëm i personave të infektuar me virusin Korona në mbarë botën....

Mbi 80 mijë raste janë shënuar në Kinë, ndërsa pas saj radhiten Koreja Jugore me rreth 4 mijë e 800, Italia me më shumë se dy mijë dhe Irani me 1500 raste. Përpos këtyre shteteve, shifrat serioze janë konfirmuar edhe në Japoni me 274 raste të infektimeve, Franca me 191, Gjermania me 165 dhe Spanja me 120 raste. Virusi Korona është përhapur edhe në Amerikën Jugore, Afrikë dhe Australi.
Ndërkohë, numri i personave të vdekur ka shkuar në 3117. Vetëm në Kinë kanë vdekur 2936 persona. Pas këtij shteti, vendet me më së shumti viktima janë Irani me 66 persona të vdekur, Italia me 52 dhe Koreja Jugore me 29 vdekje. Vdekje nga virusi Korona janë shënuar edhe në Japoni, Francë, Australi, Filipine, Tajvan, Tajlandë dhe në Shtetet e Bashkuara. Brenda një kohe të shkurtër, në ShBA vdiqën gjashtë persona.
