Botë
Mbi 130, 000 migrantë u larguan nga Turqia për në Evropë
03.03.2020 11:48
Zyrtarët turk njoftuan më herët se nuk do të angazhohen për të ndaluar migrantët e pa rregullt për të arritur në Evropë....
Numri i migrantëve që largohen nga Turqia për të kaluar në Greqi përmes kufirit të saj veriperëndimor Edirne, të martën arriti në 130,469, bëri të ditur ministri i Brendshëm turk Süleyman Soylu.
Duke thënë se Evropa e theu premtimin e saj për të ndihmuar migrantët në Turqi, si dhe për të ndihmuar Turqinë të frenojë valët e mëtejshme të migrantëve, zyrtarët turq njoftuan më herët se nuk do të angazhohen më për të ndaluar migrantët e parregullt për të arritur në Evropë. Ky vendim u mor pasi 34 ushtarë turq u martirizuan nga forca e regjimit në provincën veri-perëndimore siriane të Idlib, më 27 shkurt. Që atëherë, mijëra migrantë të parregullt janë mbledhur në Edirne për të kaluar rrugën e tyre në Evropë.
