Maqedoni
BDI: Rritëm ndihmat dhe subvencionet për bujqit
03.03.2020 14:57
Sektori i bujqësisë përbën rreth 13% të bruto prodhimit të përgjithshëm në vend....

Nga BDI thonë se ky sektor i rëndësishëm ka marrë vëmendjen e duhur gjatë këtyre viteve. Rezultat i kësaj është rritja e buxhetit, implementimi i masave dhe investimeve kapitale në zonat rurale, grandet e pakthyeshme për bujqit, blegtorët dhe fermerët dhe ndarjen në kohë të subvencioneve.
“Qeveria ka ndarë për vitin 2019-2020, 38 milion euro ndihmë financiare për më shumë se 200 projekte, nga këto mbi 45 projekte vetëm për komunat shqiptare, përmes Agjencisë për Përkrahje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural.”,- tha sekretari shtetëror në Ministrinë E Bujqësisë, Nefrus Çeliku.
Ai përmendi edhe investimet kapitale nga buxheti për ndërtimin e hidro-sistemeve, përkrahjen financiare për bujqit e rinj, subvencionet për naftë të gjelbër, masat nga IPARD 2, që sipas tij e bënë Maqedoninë e Veriut lider joformal në rajon në shfrytëzimin e mjeteve. Nga IPA fondet 2014-2020 janë paraparë edhe afro 10 milionë euro për ndërtimin e sistemeve të vogla për ujitje në 8 lokacione, dy prej të cilave në Tearcë dhe Kërçovë.
GAZMEND REXHEPI
