Mbledhje të dy komisioneve kuvendore
08.10.2014 09:27
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të mbajnë mbledhje Komisioni ligjdhënës-juridik dhe Komisioni për transport, lidhje dhe ekologji.........

Para Komisionit ligjdhënës-juridik janë propozim - ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për zjarrfikësit, për sigurinë dhe shëndetin gjatë punës dhe për shëndetin e bimëve, të gjithë në lexim të parë, Statusi i Agjrncisë për komunikime elektronike në fazë të dytë, si dhe Kërkesa për dhënien e interpretimit autentik të nenit 10 të Ligjit për furnizimet publike, ndërsa lidhur me nenet 65 dhe 66 të Ligjit për ekonomi të ujërave, parashtruar nga deputeti Zoran Ilioski.
Statutin e Agjencisë për komunikime elektronike do ta shqyrtojë edhe Komisioni për transport.
