TETOVË
Në Tetovë promovim i prodhimeve nga Dragashi, Kosovë
08.10.2014 10:01
Agjencia për zhvillim rajonal Jug nga Kosova, në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, sot në Tetovë organizon prezantim të prodhimeve nga Komuna e Dragashit, Kosovë........

Kompanitë dhe qytetarët do të kenë mundësi të bisedojnë me prodhuesit nga Dragashi dhe të informohen më shumë për traditën, ushqimin dhe kulturën e tyre.
Delegacioni nga Kosova do të ketë nga tre përfaqësues nga sektorët bletari, fryte pyjore, tekstil dhe përpunim dore.
