Botë
Siri, vriten dy ushtar turq
04.03.2020 10:29
Dy ushtarë turq janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur nga një sulm i forcave të qeverisë...

Dy ushtarë turq janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur nga një sulm i forcave të qeverisë siriane në rajonin veriperëndimor të Sirisë, Idlib, tha të mërkurën ministria e Mbrojtjes në Turqi.
Menjëherë pasi forcat siriane hapën zjarr, forcat turke u hakmorën dhe vazhduan të godasin caqet siriane, thuhet në deklaratën e ministrisë. Turqia filloi një ofensivë muajin e kaluar në Idlib të Sirisë, për të zmbrapsur forcat e presidentit sirian Bashar-al Asad, të cilat po synojnë marrjen nën kontroll të rajonit të fundit që mbahen nga rebelët antiqeveritarë. Forcave të Asadit po u dalin në ndihmë aeroplanët rusë.
Turqia ka mbështetur rebelët antiqeveritarë, gjatë 9 viteve të konfliktit sirian. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe ai rus Vladimir Putin kanë pasur disa biseda gjatë periudhës së fundit, mirëpo nuk kanë arritur pajtueshmëri për të ndalur luftimet në Siri. Gati një milion njerëz janë shpërngulur nga rajoni i Idlibit, gjatë muajve të fundit.
