Maqedoni

Zaev për emrat e shkollave në Çair: Procedura nuk isht e e jashtligjshme

04.03.2020 11:31

Pas deklaratës së djeshme se ndryshimi i emrave të shkollave fillore në komunën e Çairit...

Pas deklaratës së djeshme se ndryshimi i emrave të shkollave fillore në komunën e Çairit është joligjor, lideri i LSDM-së Zoran Zaev ka ndyrshuar deklaratën e tij dhe në ptrofilin e tij.
 
Zaev në Facebook ka shkruar se pas analizave dhe konsultimin me ekspertë juridik është konstatuar se nuk ka patur nevojë për zbatimin e parimit të badenterit dhe ndryshimi i emrave është bërë sipas ligjit.
 
"Dje dhe sot i kemi shqyrtuar të gjitha aspektet e procedurës për miratimin e emrave të shkollave fillore në Çair. Pas një analize thelbësore, juristët kanë konstatuar dhe më informuan se ndryshimi i emrave është në bazë të nenit 26 të ligjit për arsim fillor. Pas miratimit të vendimit nga këshilli i shkollës për ndryshimin e statutit të shkollës ndryshohet emri i shkollës dhe shtohet emri emri kushtetues i shtetit, vendimi i njejtë është vërtetuar edhe nga këshilli i komunës Çair. Parimi i badenterit nuk ka qenë i patjetërsueshëm“, ka shkruar Zaev.