Maqedoni
Ligji për Ndërtim, KRRE: Plan të qartë për ngrohje të banesave
04.03.2020 13:57
KRRE e ka dorëzuar në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve propozim ligjin....

KRRE e ka dorëzuar në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve propozim ligjin për ndryshimin dhe modifikimin e Ligjit për Ndërtim. KRRE propozon që gjatë lëshimeve të lejeve për ndërtim, qartë të përcaktohet efikasiteti energjetik i ndërtesës dhe me çka do të nxehet objekti. Ndryshimet synojnë sigurimin e ngrohjeve ekologjike e uljen e ndotjes.
“Të zbatojmë mënyrën më efikase dhe ekonomike për të përdorur burimet që kemi si shtet për të zgjidhur ngrohjen e qytetarëve. Bëhet fjalë për një praktikë e marrë nga kryeqytetet evropiane, një model që nuk favorizon, por jep parashikueshmëri, besueshmëri dhe stabilitet në shpërndarje. Në këtë mënyrë do të kemi zona të targetuara, ku dhe në çfarë burimi do të nxehen shtëpitë dhe objektet.”,- tha kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.
Bislimovski shtoi se qëllimi përfundimtar është që familjet të marrin energji më efikase, ekonomike dhe më ekologjike.
SEDAT SELIMI
