Maqedoni

Punësimet në dogana, Buçi: Jo punësime partiake, rritëm përfaqësimin

04.03.2020 16:11

Bashkimit Demokratik për Integrim prezantoi të arriturat 3 vjeçare në Drejtorinë e Doganave...

Zëvendësdrejtori, Irfan Buçi, thekson se gjatë këtij mandati BDI ka arritur rezultate konkrete në përfaqësimin e shqiptarëve në këtë institucion me punësimin edhe të 60 doganierëve të rinj.
 
“Përfaqësimi i shqiptarëve në Drejtorinë e Doganave të RMV-së ka arritur rreth 20%, ose më saktë rreth 218 doganierë shqiptarë.”,- tha zëvendësdrejtori i doganave, Irfan Buçi.
 
Pika e përbashkët doganore me Shqipërinë, Buçi: Janë formuar komisionet, së shpejti
 
I pyetur nëse punësimet që i përmendi janë të bashkëpartiakëve të tij, Buçi tha se kurrë nuk është pyetur ndonjë i punësuar për përkatësinë partiake, rëndësi ka vetëm përfaqësimi. 
 
“Vetëm në doganë nuk bëjmë punësime partiake. Unë në doganë theks të veçantë e kam pasur përfaqësimin e shqiptarëve, nuk më intereson a është BDI apo i ndonjë partie tjetër, mua më intereson përfaqësimi i shqiptarëve që të arrijë ashtu siç është në kushtetutë.”,- u shpreh zëvendësdrejtori i doganave, Irfan Buçi.
 
I pyetur se ku mbeti projekti për pikën e përbashkët doganore me Shqipërinë, Buçi thotë se komisionet janë formuar. 
 
“Janë formuar dy komisione, një në Shqipëri dhe një tek ne, jemi duke i bërë gati të gjitha dokumentacionet, të gjitha afatet dhe së shpejti do të dalim edhe saktësisht të tregojmë se kur do të funksionojë ky projekt.”,- deklaroi Buçi.
 
Buçi nuk kishte përgjigje ndërkohë se ku ka mbetur lënda me duhanin ilegal që u kap në Luboten dhe kush duhet të mbajë përgjegjësi nga institucioni Doganë.
 
Tha vetëm se ende nuk ka doganierë të dyshuar.
 
GAZMEND REXHEPI