Maqedoni
Remenski: Nikollovski ia fshehu “zhvatjen” qeverisë
04.03.2020 17:14
Deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski, e akuzuar në rastin "Asociacioni ndërkombëtar"...

Deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski, e akuzuar në rastin "Asociacioni ndërkombëtar", thekson se ish drejtori i DSK-së, Goran Nikollovski, në nëntor të vitit 2018 ka pasur njohuri për zhvatjen, por deri në maj të viti 2019 nuk ka ndërmarrë asgjë të parandalojë atë. Remenski thotë se ai duhej t’i kishte paralajmëruar funksionarët shtetërorë që me siguri nuk kanë pasur njohuri se fotografohen me dikë që kërkon para për të ndërhyrë në rregullimin e çështjeve në PSP.
“Nëse do të informoheshin institucionet shtetërore, atëherë me siguri se nuk do të pasonin paraqitjet publike dhe shoqërimet e politikanëve, prokurorëve, personave nga gjyqësori me të akuzuarit në rastin "Zhvatja". Në mënyrë plotësuese është dyshimi se pse nuk është paraqitur tek ato që është dashur të dinë informacionin se diçka e tillë po ndodh. Ajo është fshehje klasike.”,- tha deputetja, Frosina Remenski.
Remenski akuzon se mediat në mënyrë jokorrekte dhe me spekulime informojnë për bashkëshortin e saj dhe rastin "Zhvatja".
“As unë e as familja ime nuk kemi as një lidhje direkte me familjen Kamçev dhe rastin "Zhvatja" që të mund të jemi dëshmitarë në këtë rast.”,- u shpreh deputetja, Frosina Remenski.
Gjykimi për rastin "Zhvatja" ka vazhduar ndërkohë me dy dëshmitarë të mbrojtjes.
Rasti "Zhvatja", dëshmuan kirurgu dhe shoferi i Jovanovskit
Kirurgu, Toni Josifovski, pohoi se Jovanovskin e ka pasur pacient vetëm dy vitet e fundit.
Dëshmitari i dytë, Stojan Arsovski, shoferi personal i Bokit, i përkujtoi shefit të tij se e ka dërguar dy herë tek shtëpia e biznesmenit, Orce Kamçev.
"Dy herë të kam dërguan në shtëpinë e Kamçevit. Të ka pritur dhe të ka përcjellë mirë. Më la përshtypje se jeni shumë të afërt, ishte shumë i sjellshëm",- dëshmoi shoferi, duke sqaruar se e ka dërguar Jovanovskin më shumë herë në DAP, MPB dhe Qeveri.
Jovanovski edhe një herë kërkoi që për shkak të gjendjes së tij shëndetësore t’i zëvendësohet masa e paraburgimit me masë më të lehtë, Apeli paraprakisht refuzoi garancinë prej mbi 140 mijë euro që dha Boki për të dalë nga paraburgimi.
FLORIJE BELULI KAMBERI
