Të paktën 14 viktima në protestat nëpër Turqi
Të paktën 14 persona e kanë humbur jetën në protestat nëpër Turqi, të organizuara për shkak të refuzimit të autoriteteve që të realizojnë aksion ushtarak kundër xhihadistëve të grupit Shteti Islamik dhe ndërmarrjes së disa pjesëve nga qyteti strategjik kurd në Siri, Kobane.......

Në protestat e mbajtura në më shumë qytete, përfshirë edhe në pjesën juglindore të vendit me popullsi shumicë kurde, janë lënduar dhjetëra persona.
Në Stamboll dhe në të paktën gjashtë qytete të tjera nëpër Turqi ka ardhur deri në përleshje midis policisë dhe demonstruesve, që protestuan për shkak të avancimit të xhihadistëve nga SHI-ja.
Demonstruesit gjatë natës së kaluar vendosën barrikada në disa lagje të Stambollit dhe gjuajtën me gurë dhe bomba gazi ndaj policisë. Policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për shpërndarje të protestave në qytetet me popullsi kryesisht kurde Diarbakir, Batman, Van, Sirnak dhe Hakari.
Xhihadistët nga SHI-ja të hënën ndërmorrën tre lagje në qytetin sirian Kobane, në kufirin me Turqinë.
Mbi 2.000 kurdë të Sirisë, midis të cilëve gra dhe fëmijë, janë evakuuar nga Kobane, ndërsa luftëtarët e SHI-së po avancojnë drejt qendrës së qytetit.
