Maqedoni
Tetovë, banorët e bllokut 4 në protestë
04.03.2020 19:26
Banorët e bllokut katër të Tetovës kanë protestuar sot për të kërkuar nga komuna të mbajë premtimet e dhëna...

Banorët e bllokut katër të Tetovës kanë protestuar sot për të kërkuar nga komuna të mbajë premtimet e dhëna e të zgjidhë problemin me infrastrukturën, kanalizimin fekal dhe çështjen e privatizimit të tokës, që si pasojë e mossjelljes së planit detaj urbanistik, po bllokojnë rrugën kryesore të lagjes nga e cila kalojnë banorët e rreth 30 shtëpive.
Thonë se kanë mbi dhjetë vjet që ankohen por askush nuk i dëgjon. Nga sektori i urbanizmit i komunës së Tetovës sigurojnë banorët se me planin urbanistik është paraparë që rruga të mos bllokohet.
“Projekti detal urbanistik, i mirë apo i keq siç është, nuk realizohet. Uji fekal që rrjedh mbi tokë përballë njerëzve që jetojnë këtu me kimikate afër 15 vite. Para dhjetë vitesh kam bërë ankesë, para pesë vitesh, para tre vitesh, por asnjëherë nuk realizohet.”,- tha një banor.
“Sot më duket se nuk ka as komunë, as MPB, as inspektorate komunale, as të ndërtimit e as të ekologjisë. Askush nuk merr masa, sikur jemi në Banglladesh. Katër apo pesë vite popullata këtu janë pa rrugë, fëmijët kanë shkuar në shkollë nëpër baltë. Këtu do të vijë deri te gjakderdhja, por këtë e bën komuna dhe urbanizmi. Popullin duhet ta përkrahin jo vetëm kur iu duhen votat.”,- u shpreh kryetari i BL – Drenoc, Bajram Kuçi.
