Lëvizja Besa: ASh lufton për pushtet e jo për ndryshim
Nga Lëvizja Besa e quajnë tinzakëri kërkesën e ASH-së për të marrë vendin e Besës...

Nga Lëvizja Besa e quajnë tinzakëri kërkesën e ASH-së për të marrë vendin e Besës në përbërjen e Komisionit Shtetëror Zgjedhor.
Sekretari i përgjithshëm i Besës, Arianit Hoxha, thotë se ASh kërkon me çdo kusht pushtet e nuk lufton për ndryshimin e jetës për qytetaret.
“Të kërkosh diçka nuk është mëkat, por të kërkosh diçka që nuk të takon me ligj është tinzakëri. Të udhëheqësh institucion dhe mos i njohësh ligjet qartë dëshmon se nuk dallon asgjë nga ata të tjerët të cilët deklarativisht dëshiron t’i ndryshosh a në fakt po duket se vetëm dëshiron t’i zëvendësosh. Dallimi mes Lëvizjes BESA dhe të tjerëve është se ne duam ndryshimin, ndërsa ata duan vetëm pushtetin. Ne duam progresin, ata duan të ndërrojnë figurat dhe jo mendësinë”,- shprehet Hoxha.
