Maqedoni
Shefi i diplomacisë së Qipros për herë të parë për vizitë në Shkup
04.03.2020 20:25
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Qipros Nikos Christodoulides, me ftesë të shefit të diplomacisë Nikolla Dimitrov...

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Qipros Nikos Christodoulides, me ftesë të shefit të diplomacisë Nikolla Dimitrov, sot për herë të parë qëndroi për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
“Në takim u diskutua për bashkëpunimin dypalësh dhe gjendjen në rajon, sidomos për perspektivën euroatlantike, si dhe për mbështetjen e Qipros që ia jep Maqedonisë së Veriut”.
Në fokus të bisedës ishin edhe mundësitë për zhvillimin e dialogut politik në periudhën që vjen.
Ministri Nikos Christodoulides do të pritet nga presidenti i shtetit Stevo Pendarovski dhe kryeministri teknik Oliver Spasovski.
