Botë

Helmohen nxënësit në Fier, autori i dyshuar hodhi sprej misterioz në shkollë

04.03.2020 20:48

Rreth 60 nxënës të shkollës "Janaq Kilica" në Fier janë helmuar në rrethana misterioze...

Gjatë kohës së pushimit të madh disa prej tyre janë rrëzuar përtoke në gjende të fikti, të tjetër kanë pasur lotim dhe kollë.
 
Të tronditur, ata kanë rrëfyer momentet kur janë ndjerë keq, ndërsa familjarët deklaruan se nuk do t'i çonin më fëmijët në shkollë.
 
 Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, thotë se do të merren të gjitha masat disiplinore ndaj autorit.
 
“Kjo ka lidhje me një pajisje të përdorur nga nxënësit, edhe herën e parë edhe tani. Herën e parë e pamë si pakujdesi nga nxënësit që kanë dashur të bëjnë një sherr në shkollë. Por, kjo tani është e patolerueshme, do të marrim masat e nevojshme.”,- tha ministrja e arsimit e Shqipërisë, Besa Shahini.
 
Demokratët akuzojnë Ministrinë se po fsheh rastin e thonë se ai ndodh për herë të dytë brenda një jave.
 
“Ngjarja është shumë e rëndë. Ka një përkujdesje dhe një kombinim të shkëlqyer të drejtorisë së policisë asaj arsimore dhe të spitalit për të fshehur të vërtetën. Në spital nuk janë as 20 dhe as 30 por janë 100 nxënës që ndodhen brenda në spital dhe janë shumë të tjerë që po i sjellin herë pas here”,- u shpreh ish-deputeti i PD-së, Luan Baci.
 
Policia nëpërmjet një njoftimi bëri të ditur se dyshohet se një nxënës i kësaj shkolle ka hedhur në ambiet një sprej me përmbajtje piperi. Analiza për këtë lëndë helmuese pritet të bëhen të enjten në mëngjes.
 
LULJETA NDOKA