Botë
Virusi Korona, Arabia Saudite ndalon umren edhe për vendasit
04.03.2020 21:09
Për shkak të frikës nga virusi Korona, Arabia Saudite vendosi ndalesë të përkohshme për umren për banorët vendas...

Siç njoftoi Agjencia zyrtare e lajmeve SPA, që citon një burim të lartë të Ministrisë së Brendshme, vendimi do të shqyrtohet vazhdimisht dhe zbatimi i tij do të pezullohet kur shkaqet e tij largohen.
Nga frika e virusit të ri, më 27 shkurt, Arabia Saudite pezulloi hyrjen e pelegrinëve që kërkonin të kryenin umren.
Pezullimi gjithashtu vlen edhe për ata që kërkojnë të vizitojnë Xhaminë e Profetit në qytetin e Medinës.
Umreja mund të kryhet në çdo kohë gjatë vitit.
