Shpërthimi i bombolës në Rramanli, shënohet edhe viktima e shtatë

05.03.2020 10:34

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë edhe një anëtar i familjes Alimi nga fshati Ramanli...

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë edhe një anëtar i familjes Alimi nga fshati Rramanli, duke çuar në 7 numrin e të vdekurve nga shpërthimi i bombolës sëgazit.

Bëhet fjalë për Eljesa Alimin, i cili kishte marrë plagë nga shpërthimi tragjik i bombolës së gazit më 23 shkurt në fshatin Rramanli.

“Familjar, miq me dhimbje te thelle ndaj lajmin me ju. Sot në mëngjes si pasoje e tragjedisë ne fsh. Rramanli ndërroi jete edhe anëtari i 7-te i familjes Alimi, nipi im i familjes time, haxhi Eljasa Alimi. U takofshim ne boten tjetër. Do te kujtoj sa te jetoj!”, shkruan një familjar i tanimë të ndjerit.

Në këtë tragjedi fillimisht humbën jetën tre fëmijë të moshës tetë, nëntë dhe 11 vjeç, pastaj në spital ndrruan jetë një grua 36 vjeçare, një grua 63 tjeçare dhe një burr 58-vjeç.