Stoltenberg: Rusia dhe Siria të respektojnë ligjin ndërkombëtar

05.03.2020 12:20

Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg....

Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, i bëri thirrje regjimit sirian dhe Rusisë që të respektojnë ligjin ndërkombëtar.

“Vendosja e NATO-s në Detin Egje mbetet e rëndësishme. Por, komuniteti ndërkombëtar duhet të adresojë shkaqet thelbësore të krizës. Ne duhet të shqyrtojmë një zgjidhje politike për konfliktin në Siri. Kështu që regjimi i Assad-it dhe Rusia duhet të përfundojnë ofensivën e tyre. Respektoni ligjin ndërkombëtar dhe mbështetni përpjekjet e OKB-së për një zgjidhje paqësore”, tha Stoltenberg gjatë vizitës në Zagreb.

Duke folur për fluksin e azilkërkuesve nga Turqia në Greqi, Stoltenberg tha se Greqia është përballur me një situatë të vështirë.

“Greqia po ashtu është e ndikuar shumë nga situata aktuale. Greqia bart një barrë të rëndë dhe sfidat e migracionit janë sfida të përbashkëta që kërkojnë zgjidhje të përbashkëta”, tha Stoltenberg.