Osmani: Shpresojmë që në samitin e ardhshëm të BE-së, të përmirësohet gabimi i vitit të kaluar

05.03.2020 12:47

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani....

Zëvendëskryeministri  për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot mbajti takim me Ministrin- këshilltar dhe Drejtor i Përgjithshëm për Ballkanin në Ministrinë për Punë të Jashtme të Italisë, Andrea Kaskone në kuadër të vizitës së tij në vendin tonë.

 “Pas dëshpërimit të thellë nga Samitet e tetorit, iniciativa e Kryeministrit Konte, për kthim të shpejtë të procesit të zgjerimit lartë në Agjendën e BE-së, sot plotësisht është e përmbushur. Para nesh kemi kornizë praktikisht të përmbushur për metodologjinë e re dhe Raport të Komisionit Evropian i cili ofron mundësi që në samitin e ardhshëm të BE-së të përmirësohet gabimi i vitit të kaluar”, theksoi Osmani, duke i përcjellë falënderime Kaskones për mbështetjen pro- aktive nga ana e Italisë për Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe në përgjithësi për procesin e integrimit të rajonit në BE.

 Gjatë bisedës bashkëbiseduesit  konstatuan marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale në më shumë sfera të interesit të përbashkët, që bazohen në besimin e ndërsjellë, respektin dhe mirëkuptimin në më shumë nivele, dhe njëkohësisht u theksua edhe pajtueshmëria e ndërsjellë për perspektivat evropiane të Ballkanit Perëndimor në përgjithësi, thuhet në njoftimin e SÇE-së.