Kosovë, shënohet 22 vjetori i Epopesë së UÇK-së
05.03.2020 10:55
Kosova po shënon sot 22 vjetorin e Epopesë së UÇK-së....

Kosova po shënon sot 22 vjetorin e Epopesë së UÇK-së. Me këtë rast, Kuvendi i Kosovës mbajti një seancë solemne në të cilën kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, tha se makineria serbe synonte shfarosjen e familjes së komandantit legjendar, Adem Jashari, ndërsa beteja e Jasharajve është shndërruar në një inspirim për mijëra të rinj e të reja.
Derisa kryeministri, Albin Kurti, tha se pa rezistencën, luftën dhe qëndresën e familjes Jashari nuk do të kishte UÇK.
Megjithëse ishte i ftuar në seancë nuk morri pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa munguan edhe ministrat dhe deputetët e komunitetit serb.
