Kasami në SHBA, takim me Filip Riker
Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami gjatë qëndrimit të tij në SHBA....

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami gjatë qëndrimit të tij në SHBA, në Departamentin e Shtetit Amerikan është takuar me ndihmës sekretarin e shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, ekselencën e tij, ambasadorin Philip T. Reeker.
Në këtë takim është diskutuar për situatën politike si dhe për koalicionin parazgjedhor LSDM – BESA.
Kasami nga afër njoftoi ambasadorin Reeker për koalicionin parazgjedhor, koalicion ky i cili është në funskion të rrugëtimit të Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian si opcion i vetem për vendin.
“Ambasadori Philip T. Reeker ka inkurajuar Lëvizjen BESA, por edhe gjithë aktorët tjerë politik në Maqedoninë e Veriut, që të mbeten të përkushtuar seriozisht në implementimin e Marrëveshjes së Prespës dhe krijimin e raporteve të mira ndërfqinjësore, sepse kështu garantohet rrugëtimi i vendit për në Bashkimin Europian”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Besa.
