Maqedoni
Tragjedia në Rramanli, rritet në shtatë numri i viktimave
05.03.2020 14:10
Është rënduar bilanci i viktimave nga tragjedia e para dy javëve në Rramanli të Kumanovës....

Sot në mëngjes ka ndërruar jetë edhe Eljasa Alimi, njëri prej personave të lënduar, duke e çuar kështu në 7 numrin e viktimave nga shpërthimi i bombolës së gazit. Shpërthimi i 23 shkurtit, u mori jetën menjëherë 3 personave. 6 u dërguan në spital me lëndime të rënda trupore.
3 prej tyre nuk mundën t’i mbijetojnë plagëve të marra në ditët pas tragjedisë. Ende nuk dihet se kush do të mbajë përgjegjësi për shitjen e bombolës së pakolauduar të gazit.
