Komisioni buxhetor i Asamblesë së përgjithshme të KB-së miratoi 49 milionë dollarë për luftë kundër ebolës

08.10.2014 10:34

Komisioni buxhetor i Asamblesë së përgjithshme të KB-së miratoi financim prej 49 milionë dollarëve për mision urgjent të Organizatës botërore për luftë kundër epidemisë së ebolës......

Komisioni miratoi rezolutë me të cilën mbështetet kërkesa e Sekretarit të prëgjithshëm të KB-së për financim, që pritet t'i mbulojë shpenzimet e misionit deri në fund të dhjetorit të këtij viti.

Ky është misioni i parë i KB-së për përballje me krizën shëndetësore. Sipas Organizatës botërore të shëndetësisë në Afrikën Perëndimore deri më tani jetën e humbën mbi 3.400 perosna, të infektuar me virusin e ebolës.

Misioni me seli në Ganë ka përfaqësi në tre vendet e kapluara nga epidemia, Liberi, Sierra Leone dhe Guine.