Maqedoni

BDI: Përmbyllëm pjesën normative të MO-së

05.03.2020 14:39

Marrëveshja e Ohrit është shtylla mbajtëse e Maqedonisë së Veriut e cila ndërtoi Maqedoninë e re...

Marrëveshja e Ohrit është shtylla mbajtëse e Maqedonisë së Veriut e cila ndërtoi Maqedoninë e re, përkujtojnë nga BDI. Një nga arritjet e këtij mandati, sipas tyre, është themelimi i Agjencisë dhe Inspektoratit që kujdesen për zbatimin ligjor të gjuhës shqipe. Një tjetër arritje, sipas BDI-së, është edhe rritja e përfaqësimit të shqiptarëve në administratë. Lirim Shabani nga BDI thotë se u përfundua edhe sistematizimi i administratorëve dhe avancimi i tyre.
 
“Përveç rritjes së numrit deri në përfaqësim adekuat nëpër institucione, ne arritëm që me veprime konkrete të sigurojmë edhe avancimin e tyre, gjë që e dëshmojnë edhe ndryshimet e fundit ligjore sipas të cilave parashihet avancim në shkallë të caktuar i të gjithë administratorëve, sidomos ata me shkollim të mesëm.”,- tha Lirim Shabani nga BDI.
 
Me  formimin edhe të Ansamblit Kombëtar dhe çmimin “22 nëntori”, sipas BDI-së përmbyllet pjesa normative e Marrëveshjes së Ohrit.
 
SANIJE DURAKU