Parlamenti kanadez miratoi pjesëmarrjen në sulmet ajrore ndaj xhihadisëtve në Irak

08.10.2014 10:38

Parlamenti i Kanadasë mbrëmë miratoi pjesëmarrjen e forcave kanadeze në sulmet ajrore ndaj grupit të armatosur Shteti islamik në Irak......

Partia konservatore e kryeminsitrit kanadez, Stiven Harper, i cili e parashtroi propozimin e këtillë javën e kaluar, ka shumicën nga Parlamenti, kështu që rezultatet nga votimi ishin të pritura.

Përndryshe, me vendimin miratohen sulmet ajrore të forcave kanadeze në Irak në kohëzgjatje prek gjashtë muajve dhe njëherit theksohet se në operacionet luftarake nuk do të shfrytëzohen forca ajrore.

Në misionin luftarak të Forcave ajrore ushtarake kanadeze do të kyçen gjashtë aeroplanë gjuajtës CF-18, aeroplanë-cisterna, dy aeroplanë zbulues dhe një fluturake transportuese. Në mision do të marrin pjesë rreth 600 persona personel ushtarak.