Maqedoni
Akuzat e VMRO-së, Hasani: Të pavërteta, bëhen për pikë politike
05.03.2020 18:38
Mjeku Ilir Hasani, që u përmend një ditë më parë nga zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski...

Mjeku Ilir Hasani, që u përmend një ditë më parë nga zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski, i ka hedhur poshtë akuzat si qesharake e të pavërteta. Hasani thotë se prona për të cilën është folur në pres konferencën në fjalë “është blerë në vitin 2015 kur unë nuk kam qenë drejtor, nga pronar privat i ligjshëm. Edhe kjo pronë bashkë me gjithçka tjetër, është paraqitur në listat anketuese të Komisionit për Anti-korrupsion, në momentin e emërimit si drejtor i Klinikës “Toariluc””.
Thotë se asnjëherë nuk ka qenë këshilltar i ministrit të shëndetësisë, Venko Filipçe, por ka qenë i emëruar si koordinator i ministrit të shëndetësisë për traumatologji dhe ortopedi si kuadër i BDI-së, në kohën kur ministër ishte Arben Taravari. Thotë se ka qenë transparent gjatë punës së tij si drejtor, sidomos për furnizimet publike. Hasani kërkon që të mos shtrembërohen faktet për përfitime të politikës ditore dhe është i hapur që për çdo dyshim nëse ka në punën e tij, është në dispozicion të çdo lloj hetimi nga organet kompetente.
