Sulme më intensive ndaj pozicioneve të SHI-së në Kobane
Koalicioni ndërkombëtar i kryesuar nga SHBA-ja, mbrëmë e kreu sulmin më intensiv ajror ndaj luftëtarëve të grupit Shteti Islamik në qytetin kufitar sirian Kobane.....

Forcat e kurdëve të Sirisë konfirmuan se sulmet kanë qenë një ndër më efikaset deri më tani, duke shtuar se kjo duhej të ndodhë më herët.
"Luftëtarët kurdë po zhvillojnë luftime të rënda dhe po tentojnë t'i mbrojnë civilët. Operacioni është shumë i madh kundër tyre", deklaroi lideri i partisë kurde siriane Unioni Demokratik, Saleh Muslim.
Ambasadori sirian në Kombet e Bashkuara Stafan de Mistura mbrëmë kërkoi që bashkësia ndërkombëtare menjëherë të qëndrojë në mbrojtje të qytetit sirian Kobane, i cili mund të ndërmerret nga xhihadistët.
"Bota, të gjithë ne, shprehim keqardhje që SHI është në gjendje ta ndërmerr qytetin, i cili guximshëm po mbrohet, por është çështje se nëse do të ketë sukses në këtë. Ne duhet momentalisht të reagojmë", theksoi Mistura.
