Botë

Përhapja e koronavirusit në Francë, shtyhet seanca plenare e Parlamentit Evropian

05.03.2020 22:00

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli vendosi për shtyrjen e seancës plenare për javën e ardhshme...

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli vendosi për shtyrjen e seancës plenare për javën e ardhshme. Gjithashtu ajo do të zhvillohet në Bruksel pasi shkak është bërë përhapja e koronavirusit.
 
"Duke parë shkallën e përhapjes së COVID-19, unë venodsa shtyrjen e seancës parlamentare në Strassbourg ndërkohë që do të zhvillohet javën e ardhshme në Bruksel për shkak të koronavirusit", - u shpreh ai në një letër dërguar grupeve politike.
 
Seancat plenare do të zhvillohen nga e hëna deri ditën e enjte. Për shtyrjen e saj kanë rënë dakord dhe grupet politike, ku agjencia Franceze e lajmeve bën me dije se ata i druheshin karantinimit për 14 ditë.
 
Deri më tani numërohen 7 viktima në Francë ndërkohë që numri i të prekurve është 423, ku gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 138 pacientë të tjerë të prekur.
 
Ndërkohë në Belgjikë janë regjistruar 50 raste por asnjë viktimë deri tani./Ora News