Vazhdon gjykimi për rastin “Zhvatja”

06.03.2020 09:11

Dëshmitarët e fundit të propozuar nga Bojan Jovanovski – Boki 13...

Në Gjykaten Penale vazhdon gjykimi për rastin “Zhvatja”,  ku duhet të dëgjohen dëshmitarët e fundit të propozuar nga i akuzuari i parë për këtë rast,  Bojan Jovanovski – Boki 13.

Në seancën e fundit dëshmuan stilisti, Sergej Varoshlija, pronarja e optikës, Maria Jankovska dhe pronari i galerisë, Aleks Kërtov. Duhej të dëgjoheshin edhe Vlladimir Todoroviq, Dejan Pandeleski dhe Jovçe Remenski, por u tërhoqën nga mbrojtja, ndërsa dëshmitarja Lidia Janevska parashtroi dokumentacion mjekësor se është nën stres dhe nuk mund të dëshmojë.

Këtë rast, ku e akuzuar është edhe ish-prokurorja speciale Katica Janeva, e udhëheq gjykatësja Vaska Nikollovska – Masevska, ndersa  aktakuzën e përfaqëson prokurorja Villma Ruskoska.